.
×

Një prind gozhdon kryeministrin britanik në spital: Këtu s’kemi mjek, ti vjen për shou mediatik



Kryeministri i ri britanik, Boris Johnson, pak ditë pasi ka marrë detyrën e tij, është përballur me një situatë jashtëzakonisht të keqe, derisa ka vizituar një prej spitaleve të Londrës.

Johnson derisa ka lëvizur në një prej hollëve të spitalit, është vënë në shënjestër të kritikave nga një prind i cili po shëronte fëmijën e tij aty.

Ai i ka thënë Johsnonit se spitali përballet me probleme të ndryshme, që nga mungesa e mjekëve, infermiereve e problemeve të tjera, ndërsa ka akuzuar kryeministrin britanik se aty ka shkuar për vizitë aty sa për paraqitje mediatike.

Situatën është munduar që ta qetësojë drejtori i spitalit, megjithatë një gjë e tillë ishte e pamundur.

Britmat janë rritur kur Johnson ka thënë se nuk ka media, derisa përballë tij qëndronin disa kamera që gjironin. Një gjë e tillë e ka irrituar edhe më tej prindin britanik.

Kryeminstri britanik pastaj ka reaguar duke thënë se do t’i shikojë mënyrat për ta rinovuar spitalin. Video është publikuar nga BBC.

PM heckled on hospital visit

🎙️: "The NHS is being destroyed and you come here for a press opportunity."🗣️: "Actually, there's no press here."🎙️: "What do you mean there's no press here?"A father of a sick child, who is also a Labour activist, confronts Boris Johnson on a visit to a London hospital.(via BBC Politics) bbc.in/2Avgx7G

Publiée par BBC News sur Mercredi 18 septembre 2019