.
×

Një tjetër ndeshje e rëndë në magjistrale Prishtinë-Gjilan (Foto)



Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralen Prishtinë-Gjilan, saktësisht tek Liqeni i Badovcit. Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes janë parë edhe Emergjenca dhe njësia e Policisë së Kosovës.

Në aksident janë përfshirë dy vetura të cilat kanë pësuar dëme të mëdha materiale. Ndryshe ky aksident ndodhi në afërsi të vendit ku javën e kaluar humbën jetën katër persona si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku.