.
×

Njësoj si Elita Rudi? Rihanna po përdor këtë truk për të fshehur pritjen e ëmbël



Prej disa ditësh interneti po zien nga lajmi i shtatzënisë së ylli të muzikës, Rihanna. Në daljen e saj publike në “ Essence Diamond Ball” ajo bëri një deklaratë ku tregonte për vajzat me ngjyrë dhe të gjithë vëmendjen e mori një frazë ku ajo tregonte se do të sillte në jetë një vajzë.

“Unë jam një grua zezake së cilës i dha jetë një grua zezake së cilës i ka dhënë jetë një grua zezake dhe unë do i jap jetë një vajze zezake”, shprehej këngëtarja.

Por jo vetëm kaq, fustan i saj i zi i nxirrte në pah barkun pak të fryrë dhe të gjithë fansat ishin të bindur se Riri është në pritje të ëmbël.

Spekulimet kanë vazhduar ende, pasi kohët e fundit në fotot e saj në Instagram, këngëtarja duket sikur po përdor një truk për të fshehur barkun. Ajo mban një çantë para në mënyrë që të mos ekspozojë barkun.

Kjo mënyrë është shumë e njohur në botën e showbiz-it, pasi më herët këtë truk e kemi parë të përdoret edhe nga Elita Rudi.

Moderatorja ‘mashtroi’ ndjekësit për muaj të tërë dhe lajmin e shtatzënisë e zbuloi vetëm pak para lindjes.

Epo nisur nga ky truk, të gjithë tashmë mendojnë se Rihanna është shtatzënë dhe ajo do të bëhet nënë për herë të parë. Ajo dhe i dashuri i saj Hassan Jameel, do të bëhen prindër të një vajze.