[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Njoftim me rëndësi shoqata e Mullisëve të Kosovës



Shumë punëtor të cilët janë të punësuar në industrinë e përpunimi të grurit në Kosovë si dhe një numër shumë i madh i të vetëpunësuarve, respektivisht bujqëve do të mbesin pa punë. Kështu do të rritet papunësia në Kosovë;

Duke mos pas mundësi përpunuesit e grurit në Kosovë të konkurojnë me produkte të subvencionuara që importohen në Kosovë, në këtë rast mielli, prodhuesit dhe përpunuesit vendor do të mbyllen. Në këtë mënyrë, afektohet siguria e ushqimit në Kosovë si dhe do të rritet varshmëria e

Republikës së Kosovës nga importet për produktin elementar me të cilin ushqehet popullata e saj. Andaj, me qëllim që prodhuesit e miellit dhe bujqit prodhues të grurit në Kosovë të mos mbesin në mëshirën e eksportuesve sërbe dhe të vazhdojnë të dëmtohen, kërkojmë nga Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe nga Znj.

Rozeta Hajdari, Ministre, MEPTIS, urgjentisht të anulojnë vendimin për pezullimin e vendimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ref. 01 nr.15 i 19 Tetorit 2017, I korrigjuar me vendimin e Ministres nr. 01/06 të 25 Marsit 2020.

Në të kundërtën, me keqardhje i njoftojmë qytetarët e Kosovës se nga data 1 Prill 2020, të gjithë prodhuesit e miellit në Kosovë do e ndalin prodhimin deri në njoftimin e ardhshëm, respektivisht deri në anulmin e vendimit.

Në rast se zyrtarët qeveritar në krye me Kryeministrin e konsiderojnë të nevojshme, ne jemi të gatshëm të takohemi dhe të ju prezantojme më në detaje rreth situates aktuale në lidhje me çeshtjen e përmendur më lartë.

Menu Title