[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Njoftim nga nëndega e LDK-së në NRW Gjermani



Një njoftim me rëndësi ka ardhur nga Nëndega e LDK-së në Gjermani, ku thuhët se do të organizohët një ceromoni në Vushtrri për zbulimin e shtatorës së Kolonel Ahmet Krasniqit, shkruan Botapress.info

Ky është shkrimi i plotë pa ndërhyrje të Gazetës:

Lajmërim,

Më 21.09.2020, në Vushtrri organizohet Ceremonia e zbulimit të Shtatores së Heroit Kolonel  Ahmet Krasniqit. Nëndega jonë ,në mbledhjen e mbajtur më 13 qershor 2020 në Bergheim vendosëm që një Delegacion nga Nëndega jonë të merr pjesë në këtë ceremoni.

Patëm emrue edhe kryesuesin e këtijë Delegacioni ,dhe përgjegjësinë e pati pranue z. Hilmi Gashi.Gjithë të interesuarit nga Nëndega jonë,dhe më gjërë që kanë mundësi të marrin pjesë të kontaktojnë me z. Hilmi Gashin në tel. nr.045827074 .z.Hilmiu e ka pregaditë planin, dhe e ka lajmërue te Këshilli Organizativ.Ceremonia fillon më 21.09.2020 në ora 9.00 me vurjen e Kurorave te varri i heroit( edhe nga Nëndega jonë),për të vazhdue axhenda pastaj në Vushtrri për zbulimin e Shtatores.

Për praninë e Delegacionit është lajmërue Këshilli Organizativ,si edhe Kryetari i Kuvendit Komunal të Vushtrrisë z. Xhafer Tahiri.Për këtë Aktivitet tonin është Lajmërue edhe Kryetari i Deges z. Osman Ferizi nga i  cili morrëm edhe përkrahjen dhe ,nëse ndokush  nga Dega ndodhet per momentin në Kosovë ,ftohet ti bashkangjitet grupit.

Besoj që edhe kësajë here po bëjmë një veprim të vlefshëm për nderimin e respektimin e figurave si Kolonel Ahmet Krasniqi ,që luajti rolin kryesor ne unifikimin e forcimin e Forcave të Armatosura të Kosoves,për të cilin edhe u vra nga dora kriminale e dirigjuar nga Beogradi.Në pamundësi që pjesa më e madhe e Kryesisë ,dhe Aktivistët nuk mund të marrim pjesë,ju dëshirojmë mbarëvajtëje te Ceremonisë,dhe falenderojmë gjithë Delegacionin e Nëndeges tonë për përfaqësimin e Nëndeges me në krye  z. Hilmi Gashin.Për Kryesinë e Nëndeges Jakup Gërguri.

Menu Title