[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Njofton Ministria e Arsimit: Video-ligjëratat do të transmetohen edhe gjatë festave zyrtare



Ministria e Arsimit ka njoftuar se video-ligjëratat për mësim në distancë, që po transmetohen në televizionin publik, do të transmetohen sipas orarit që është publikuar edhe në ditët kur në Kosovë ka festa zyrtare.

Kjo ministri ka njoftuar se video-ligjëratat e transmetuara gjatë ditës së festës do të ritransmetohetn gjatë ditës së shtunë në javën kur ka qënë festë.

“Megjithatë, duke marrë parasysh faktin se nxënësit dhe mësimdhënësit nuk e kanë të domosdoshme përcjelljen e video-ligjëratave në ditën e festave, MAShTI ju bën me dije se video-ligjëratat e transmetuara gjatë ditës së festës do të ri-transmetohen në RTK 4 ditën e shtunë të po asaj jave kur është festa”.

Menu Title