[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

OBSH: Shpërthimi i koronavirusit po përkeqësohet



Shpërthimi i koronavirusit “po përkeqësohet”, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) të premten, pasi Nigeria konfirmoi rastin e parë në Afrikën Nën-Sahariane.OBSH-ja përsëriti paralajmërimin e saj se koronavirusi mund të arrijë shumicën e vendeve të botës, “nëse jo të gjitha”.

Zëdhënësi Christian Lindmeier tha për gazetarët në Gjenevë se OBSH-ja është duke i shqyrtuar raportet për disa persona të riinfektuar me koronavirus.

Megjithatë, shtoi ai, një person, i cili ka pasur koronavirus, “do të duhej të ishte imun së paku për një kohë”.Koronavirusi, i identifikuar si COVID-19, e ka origjinën në qytetin Vuhan të Kinës.

Rastet e para atje janë shfaqur në dhjetor të vitit të kaluar, por që atëherë dhjetëra shtete të botës kanë konfirmuar se kanë njerëz të infektuar.

Shifrat e fundit, të raportuara nga autoritetet shëndetësore të secilës qeveri të premten në Pekin, tregojnë se koronavirusi ka infektuar mbi 83,000 njerëz në gjithë botën, ndërsa mbi 2,800 pacientë kanë vdekur.Numri më i madh i rasteve është në Kinë, ndërsa pas saj vijnë Koreja e Jugut, Japonia, Italia, Irani, Singapori e të tjera.

Koronavirusi ka simptome të ngjashme me pneumoninë.Shenjat kryesore të infektimit janë temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.

Menu Title