[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Oda Amerikane dhe Al-Trade Center mbjellin pemë tek lapidari i Beau Biden



 

Sojevë, 4 korrik 2020 – Për nder të përvjetorit të 244-të të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe kompania Al-Trade Center mbollën një pemë tek lapidari i Beau Biden, djalit të ish Zëvendëspresidentit Amerikan të shtetit, Joe Biden.

Drejtori ekzekutiv i Odës Amerikane Arian Zeka theksoi se liria dhe pavarësia e Kosovës është e lidhur ngushtë me miqësinë e qëndrueshme me SHBA-të.
“Nuk ka mënyrë më të mirë për të shënuar përvjetorin e 244-të të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës se sa duke sjellë në kujtesë ata që kanë kontribuar për fuqizimin e shtetit të Kosovës dhe sektorit të sundimit të ligjit, siç është rasti me Beau Biden,” tha Zeka. Ai falënderoi kompaninë Al-Trade Center për iniciativën dhe kontributin.

Zëvendës menaxheri i përgjithshëm i kompanisë Al-Trade Center, Argtim Çelaj, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë rrënja e lirisë së Kosovës, andaj në këtë bashkë iniciativë me Odën Amerikane kanë vendosur që pemën e mbjellur ta emërtojnë “Pema e Lirisë”. Sipas Çelajt, është nder i veçantë për Al-Trade Center të investojë në aktivitete të tilla.

Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale ka njoftuar se nga viti i ardhshëm ky monument do të kalojë nën përkujdesjen e tyre.

Menu Title