.
×

Opozita në heshtje, VV dhe LDK reagojnë e replikojnë tash e tetë orë



Në seancën e thirrur sot nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), për rrëzimin e qeverisë, ku është edhe vetë pjesë e saj, e heshtur është parë opozita. Kjo seancë e cila ka filluar që nga ora 12:00, e cila eshte duke vazhduar ende, nga partitë opozitare kanë marr fjalën, vetëm Memli Krasniqi, Bedri Hamza, Fatmir Limaj, Pal Lekaj dhe Haxhi Shala.

Por të zëshëm janë dy partitë opozitare, VV-ja dhe LDK-ja. Deputetë të këtyre partive janë duke akuzuar njëri-tjetrin për mospajtime mes vete. Derisa nga kryeministri, Albin Kurti ka bërë thirrje që mos të eskalojnë edhe me ofendime.

LDK ka thirrur seancë për rrëzimin e Qeverisë sepse Kurti është duke rrezikuar raportet me SHBA-të.