[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Osmani thotë se nuk është ngritur në LDK duke kundërshtuar partinë



Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani ka folur qasjes së saj ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës.Në emisionin Pressing në TV7, Osmani ka thënë se nuk ndihet e përdorur brenda LDK-së pasi që nuk pyetet për vendimet e partisë.

“Nuk kanë qenë kundërshtimet ndaj partisë, por ndaj koalicioneve të gabuara që fondamentin e kanë pasur në krim e korrupsion. LDK e ka ditur për qëndrimet e mia para se të më kandidojë për kryeministre”, ka thënë Osmani, duke shtuar se qëndrimet e saj nuk lidhen me individë të caktuar.

Ajo thotë se vazhdon të ketë të njëjtat qëndrime sikurse para zgjedhjeve të 6 tetorit 2019.

“Unë po mbroj qëndrimet e mia që i kam mbrojtur para dhe pas 6 tetorit. Asnjëra prej tyre nuk kanë ndryshuar”, thotë Osmani.Thotë se nuk po e përkrah kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

“Qëndrimet e mija nuk lidhen me individët e caktuar”, thotë Osmani.Ajo tregon se në mes të institucionit të Qeverisë dhe Kuvendit ka bashkëpunim në kuadër të Kushtetutës.

Menu Title