[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Osmani u premton gazetarëve kushte më të mira pune në Kuvend



Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, u ka premtuar gazetarëve kushte pune më të mira në Kuvend.Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në një takim me gazetarë ka premtuar se do të angazhohet për të ofruar kushte më të mirë të punës për ta.
“Dua t’iu falënderoj për punën që e bëni. Pra, punën e informimit të drejtë të angazhimit dhe t’iu falënderoj për durimin që tregoni me ne. Keni treguar mirëkuptim të thellë.

Do të ndaheni të kënaqur sa i përket bashkëpunimit. Qëllimi është që t’iu sigurojmë kushte sa më të mira, që të keni punën sa më të lehtë”, tha ajo në pritjen e sotme për gazetarë, dy ditë pas zgjedhjes në krye të Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka pohuar se së shpejti do të caktojë takim me AGK që të diskutojnë se si mund të përmirësojmë këto kushte.“Shpresoj shumë që e dini se sa e vlerësoj punën që e bëni. Tash ne e kemi detyrën e përbashkët, do ta mbikëqyrim qeverinë”, tha ajo, raporton KosovaPress.

Menu Title