[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

OVL UÇK reagon pas rastit të Qerim Kelmendit



Organizata e Veteranëve të Luftës ka reaguar ashpër pas vrasjes së Qerim Kelmendit, i cili ishte luftëtar i orëve të para të lirisë.“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së reagon ashpër në lidhje me vrasjen e mëpastaj djegien e luftëtarit të orëve të para të luftës së UÇK-së Qerim Kelmendi.

Vrasja e bashkëluftëtarit tonë është një lajm shumë i dhimbshëm për Ne. Kërkojmë nga organet e drejtësisë, që sa më shpejt ta zbulojnë këtë krim dhe përgjegjësit të marrin dënimin e merituar. Kur vriten luftëtarët e lirë në kohë paqe e në mënyrë makabre, vritet liria. Ngushëllime familjes dhe shokëve të tij!”- shkruan në komunikatën e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së .

Menu Title