[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Pacolli i uron sherim Isa Mustafës, komentuesve në rrjetet sociale u thotë se janë çnjerëzorë



 

Derisa i ka uruar shërim të shpejtë Isa Mustafës, deputeti Behgjet Pacolli dënon gjuhën, sipas tij, çnjerëzore të disa individëve pas lajmit se kreu i LDK’së u infektua me Covid 19.

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka njoftuar se ka dalë pozitiv ndaj koronavirusit. Atij i ka uruar shërim të shpejtë Pacolli. Tutje, kreu i AKR’së ka shkruar për individë, që, sipas tij, i kanë uruar vdekjen Mustafës.

“Sapo mora lajmin se Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka dalë pozitiv në COVID-19. Nga zemra i uroj shërim të shpejtë. Në të njëjtën kohë nuk mundem pa shkruar për disa nga komentet e mbrapshta dhe çnjerëzore për shëndetin e tij të disa individëve. Pavarësisht bindjës politike, ne jemi shqiptar dhe duhet të solidarizohem me njëri-tjetrin. Të urojmë dikë për vdekje, në këtë moment, është një edukim i tmerrshëm”, ka shkruar Pacolli.

Mustafa, ndërkaq, ka njoftuar se është mirë me shëndet dhe se, përvec plogështisë, nuk ka ndonjë simptom tjetër.

Menu Title