[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Pacolli i uron shërim Isa Mustafës që është prekur nga Covid-19, kritikon ata që bënë komente negative



Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas lajmit që Isa Mustafa është prekur me koronavirus, Pacolli i ka uruar shërim të shpejtë, por edhe ka kritikuar ashpër ata të cilët kanë bërë komente negative ndaj këtij lajmi, shkruan Botapress

Pavarësisht bindjës politike, ne jemi shqiptar dhe duhet të solidarizohem me njëri-tjetrin. Të urojmë dikë për vdekje, në këtë moment, është një edukim i tmerrshëm, ka shkruar Pacolli.

Postimi i plotë

Sapo mora lajmin se Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka dalë pozitiv në COVID-19. Nga zemra i uroj shërim të shpejtë. Në të njëjtën kohë nuk mundem pa shkruar për disa nga komentet e mbrapshta dhe çnjerëzore, të disa individëve, për shëndetin e tij. Pavarësisht bindjës politike, ne jemi shqiptar dhe duhet të solidarizohem me njëri-tjetrin. Të urojmë dikë për vdekje, në këtë moment, është një edukim i tmerrshëm.

Menu Title