[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Pacolli uron Fiter Bajramin- Ta ndajmë gëzimin me të afërmit e të lutemi të kalojë sa më shpejt Pandemia



Ish-ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli me anë të një shkrimi në facebook ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit.Pacolli thotë se megjithëse këtë vit gëzimi i kësaj feste nuk mund të ndahet me miqtë ajo ç’ka duhet të bëjmë është të ndajmë gëzimin me të afërmit, duke shpresuar dhe lutur që kjo pandemi të kalojë sa më shpejt.

“Për të gjithë njerëzit e besimit Islam, në veçanti për ata që agjëruan Ramazanin me përkushtim, urime dhe gëzim në Natën e Fitër Bajramit e lutem që Zoti t’ua pranojë agjërimin” shkruan Pacolli.

Postimi i plotë:
Nata e Bajramit,Më vjen shumë keq që këtë herë gëzimi i festës së shenjtë të besimit Islam, “Bajrami i madh” ose “Fitër Bajrami “ nuk mund të ndahet me miqtë, siç është tradita në Kosovë. E tëra çka duhet të bëjmë është të ndajmë gëzimin me të afërmit, duke shpresuar dhe lutur që kjo pandemi të kalojë sa më shpejt.

Për të gjithë njerëzit e besimit Islam, në veçanti për ata që agjëruan Ramazanin me përkushtim, urime dhe gëzim në Natën e Fitër Bajramit e lutem që Zoti t’ua pranojë agjërimin.
Këtij urimi, me deshirë i bashkohën edhe Familjaret e mi!

Menu Title