.
×

Paguan populli: Me veturë zyrtare del bën xhiro për Bajram, takon familjarët e tij



Veturat zyrtare po vazhdojnë të keqpërdoren nga personat që janë pjesë e Qeverisë. Çdo ditë këto vetura i shohim në vende të parkuara ku nuk duhet, duke i kryer nevojat e tyre personale, madje edhe rrugëve të Kosovës kohë e pa kohë.

Ani pse shpesh janë kritikuar, e kanë dalë edhe në media e rrjete sociale, drejtuesit e këtyre veturave duket që nuk e kanë shumë problem.

Një e tillë është parë dje në ditë vikendi duke qarkulluar rrugëve të Shtërpcës. Duket që ky person zyrtar ka dalë të bëj Bajram me veturën qeveritare.