[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Pamje si në filma: Kapet në flagrancë shqiptari duke vjedhur ari në vlerë 10 mijë euro



Një burrë me origjinë shqiptare është arrestuar pasditen e së premtes në Milano me akuzën e vjedhjes. Mediat vendase bëjnë me dije se 30- vjeçari është kapur në flagrancë , duke vjedhur një apartament në Ugo Betti, në zonën e Bonola.Mësohet se policia është lajmruar nga një banor i pallatit rreth orës 2;30 duke qenë se ka rënë alarmi.

Në xhepat e tij, policia gjeti bizhuteri ari me vlerë 10 mijë euro, të cilat i kishte vjedhur nga dhoma gjumi e apartamentit të katit të katërt.Shqiptari u dërgua në polici ku më vonë është zbuluar se ai kishte një urdhër burgu nga gjykata e Milanos për një dënim prej 2 vjet e gjysmë për grabitje, vërtetim të rremë dhe posedim të dokumenteve false./Botapress/

Menu Title