.
×

Pandeli Majko del hapur kundër Ramës për ‘Mini-Shengenin’



 

Ministri i Diasporës Pandeli Majko ishte i ftuar sot në në një takim me studentët shqiptarë të arkitekturës që studiojnë në universitetin e Firences në Itali, nga ku është shprehur se, Shengeni më i rëndësishëm për Shqipërinë është ai me Italinë dhe jo me Rajonin.“Kemi dëgjuar këto kohë të flitet për shumë lloje Shengeni në rajon, por mendoj se Shengeni më i rëndësishëm i Shqipërisë është ai me Italinë”, ka thënë Majko.

Pas zërave të shumtë që kanë dalë kundër këtij projektik, Pandeli Majko është i pari që e shpreh publikisht nga anëtarët e kabinetit qeveritar se “Mini-Shengeni Ballkanik”, nuk është aspirata që kërkojnë shqiptarët.

Kujtojmë se në Shqipëri përveç opozitës, ka pasur edhe shumë zëra të tjerë që e kanë kundërshtuar nismën e ndërmarrë nga disa prej liderëve të Ballkanit Perëndimor.Në Kosovë të gjithë liderët e atjeshëm janë shprehur kundër, përfshirë së fundmi edhe Presidentin, Hashim Thaçi i cili refuzoi ftesën për të marrë pjesë në Samitin e Ohrit, teksa argumentoi se nuk ka kuptim të ulet në një tryezë të tillë kur Kosova nuk është njohur ende nga Serbia.