.
×

Paralajmërimi i Britanisë për turistët: Kujdes nëse shkoni në Greqi



Vera gati ka ardhur edhe zyrtarisht, që do të thotë se të gjithë po mendojnë për pushime. Sigurisht, ndoshta deri tani keni vendosur se ku do t’i kaloni pushimet.

Por, para se të rezervoni diçka, ndoshta është mirë të njoftoheni rreth një paralajmërimi që Zyra e Ministrisë së Punëve të Jashtme (e Mbretërisë së Bashkuar) ka lëshuar për qytetarët, që udhëzon pushuesit të kenë kujdes nëse shkojnë në Greqi, transmeton Gazeta Express.

Sipas këtij departamenti të qeverisë, në Greqi është parë një rritje e virusit vdekjeprurës ‘Nili Perëndimor’ (West Nile), i cili shpërndahet nga mushkonjat dhe i cili mbyti 50 njerëz vitin e kaluar – duke i lënë të infektuar 266 njerëz.

Paralajmërimi i tyre thotë: “Ka pasur më shumë se 300 raste të virusit ‘Nili Perëndimor’ në Greqi më 2018. Duhet të merrni masa mbrojtëse për të minimizuar ekspozimin ndaj mushkonjave, për shembull të përdorni sprej kundër mushkonjave kur të dilni jashtë dhe t’i mbyllni dyert dhe dritaret kur rrini brenda”.

Rreth 20% e atyre që infektohen me këtë virus, kanë simptoma si të gripit, përderisa një në 150 njerëz përballen me reaksione më të rënda. Të moshuarit këshillohen të kenë kujdes shtesë.

Duke folur për The Guardian, Danai Pervanidou, kreu i Qendrës për Parandalim dhe Kontroll të Sëmundjeve, i dha disa këshilla për njerëzit që do të udhëtojnë për pushime në Greqi.

Ai tha: “Virusi ka ardhur në Greqi përmes zogjve shtegtarë dhe rekomandojmë të gjithë që të marrin masa mbrojtëse, si p.sh të veshin bluza të gjata, të evitojnë vendet me ujë të ndenjur dhe të përdorin sprej kundër mushkonjave”.