.
×

Paralajmërohen arrestime të ish-pjesëtarëve të UÇK’së këtë muaj



Botapress 15 Tetor – Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka paralajmëruar se në tetor mund të ketë arrestime të pjesëtareve të UÇK-së, raporton T7

Shumë luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot do të ishin dëshmorë, nëse ai nuk do t’u ndihmonte.

Tërë luftën, Fadil Beka e kaloi duke shëruar ushtarë të plagosur të UÇK-së.

Pamjet nga periudha e më e rëndë e Kosovës dëshmojnë angazhimin e doktorit të luftës.

E, njëzet vjet pas saj, Beka ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës është ftuar si dëshmitar.

Madje, pas kësaj ftese për Bekën, udhëheqësi i veteranëve, Hysni Gucati, i ka dhëne një epitet Gjykatës së Hagës.

E përpos ftesave në cilësinë e dëshmitarit, Gucati tregon se gjate këtij muaji priten edhe arrestime të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Gucati pasdite përmes një postimi në Facbook tregoi se kjo gjykatë u ka dërguar ftesë edhe anëtarit të Kryesisë së OVLUÇK’së, Fatmir Sopi, dhe veteranit të UÇK-së, Sejdi Veseli. VIDEO