[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Paralajmëron Hoti për ata që nuk respektojnë masat: Do të gjobiten!



Kryeministri Avdullah Hoti në konferencë për media ka thënë se ata që nuk respektojnë masat e Qeverisë do të gjobiten nga policia dhe inspektorati.

Ai theksoi se nuk do të ketë tolerancë ndaj askujt. Hoti bëri të ditur se janë ndaluar grumbullimet e njerëzve dhe ritet fetare. Kryeministri tha se në mbledhjen e Qeverisë do të vendosen edhe për masa shtesë të propozuara nga IKSHPK dhe Ministria e Financave.

“Menjëherë sot do të votojmë një listë të gjatë shtesë të propozuar nga IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë. Ministria e Financave ka dhënë 9.2 milionë euro.

Masat shtesë që do të propoohen sot në mbledhjen elektornike të Qeverisë do të jenë më shumë me regoroze.

Maska distance higjena, me vetëm këto tri masa shpëtojmë jetën e njerëzve. Nuk do të ketë asnjë lloj tolerance ndaj askujt që nuk I respketon vendimet e Qeverisë.

Do të obligojmë të gjitha institucionet që të vëjnë dezinfektues, detyrohemi të ndalojmë ritet fetare dhe grumbullimin e njerëzve.

Kjo është qasja jonë që jemi dakorduar në dy ditët e fundit.

Pra, kemi të bëjmë me skenarin e parë me masat rigoroze dhe shqiptimin e gjobave që nuk respektojnë këto masa duke lënë mundësinë q ëtë ndjekim procedurat kushtetuese për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme”, ka thënë ai.

Menu Title