.
×

Parashikimi i motit për ditën e sotme



Gjatë ditës së sotme pritet të mbizotërojë mot kryesisht i thatë dhe vranësira të ndryshueshme në tërë rajonin.

Mëngjesi i sotëm do të kryesohet nga vranësirat dhe në ultësira mundësi për mjegull. Gjatë ditës do të ketë vranësira dhe intervale me diell.

Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzojë mot të thatë, me vranësira të ndryshueshme mirëpo nuk do të ketë mot me shi.

Temperaturat e ajrit edhe pse do të pësojnë rënie të lehtë, mbeten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 2C deri në 4C, e maksimalet nga 8C deri në 10C.