.
×

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme



Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.Në njoftimin e IHMK-së, po ashtu, thuhet se “të mërkurën parashihet të bie shi në pjesën e parë të ditës, ndërsa dita e enjte do të karakterizohet me mot me vranësira kalimtare dhe me diell”.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.

Era do të vazhdoj të fryjë edhe gjatë ditës së mërkurë, kryesisht nëpër territore të kufizuara duke arritur shpejtësinë deri 14m/s”, përfundon njoftimi.