[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Pas fotografisë bashkë me Kurtin, ‘sqarohet’ Vjosa Osmani: Ishte thjeshtë një koincidencë



Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani ka reaguar pas publikimit në media të fotografisë, ku ajo në të njëjtën kohë me Kurtin regjistrohen si deputet.Ajo ka shkruar se kjo ka qenë thjeshtë një koincidencë.

Shënimi i plotë:

Po e shoh që media të caktuara po tentojnë që regjistrimin tim si deputete në Kuvendin e Kosovës ta përkthejnë si mesazh politik.Po e sqaroj që nuk ishte mesazh politik por thjeshtë një koincidencë. Unë kam shkuar të regjistrohem në kohën që më është sugjeruar nga administrata e Kuvendit meqë më herët isha jashtë vendit. Pra ishte çështje administrative e jo politike.Mesazhet politike për partinë time unë i bëjë të qarta përbrenda organeve tona vendimmarrëse dhe as nëpërmjet fotografive e as në mënyrë të tërthortë. Qëndrimet tona politike janë ndërtuar me përkrahjen unanime të organeve të LDK-së.

Menu Title