.
×

Pas në kohë/ Ja si dukej Almeda Abazi para se të bëhej e famshme



Ish-misi shqiptar, Almeda Abazi, javët e fundit ka qenë në qendër të komenteve nga mediat rozë, për shkak të disa faktorëve, si shtatzënia dhe fotot interesante që ka shpërndarë në mediat rozë, shkruan Botapress.info

Almeda gjithmonë është cilësuar si një nga femrat më të bukura shqiptare dhe përherë në fotot dhe postimet e saj del e kuruar deri në detaj. Megjithatë, së fundmi bukuroshja shqiptare është bërë nostalgjike dhe ka publikuar një foto të vjetër të saj dhe të motrës.

Dy vajzat shihen në një moshë shumë të vogël në foton e publikuar, mirëpo bie në sy që Almeda ka qenë po e njëjta vajzë e ëmbël si sot dhe ka ruajtur të njëjtat tipare, buzët e plota, hundën e vogël dhe flokët brun janë po të njëjtat si dhe sot, shkruan Botapress.info