.
×

Pas Noizyt, Stresi bën postimin thumbues: Në tregimet e nxënësve jam personazhi kryesor



 

Noizy dhe StresiReperi shqiptar Stresi ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka treguar se përveç Noizyt është edhe ai pjesë e librave shkollorë. U duk si një postim thumbues ky.

Një ditë më parë reperi më i sukseshëm shqiptar publikoi një foto në Instastory ku shihej se ai ishte bërë pjesë e teksteve shkollore. “Në tekste shkollorë”,- shkruante Noizy krahas fotos ku shihej teksti që duheshin plotësuar vendet bosh: “Noizy është __ më i njohur për të rinjtë shqiptar. Ai lindi në qytetin e ___. Disa nga këngët e tij janë:____”

Mirëpo menjëherë pas këtij postimi ka qenë rivali i reperit Rigels Rajku, Arkimed Lushaj ai që ka publikuar një postim të ngjashëm. I njohur si Stresi, reperi ka publikuar një foto ku shihet një tekst shkollor që tregon histori për të. “Tregojnë tregime nxënësve, ndër ta personazhi Stresi, hahata happy,”- shkruan ai krahas fotos. Ta ketë bërë për thumbim?/bp.