[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Pas shpalljes së konkursit, Thaçi inkurajon të rinjtë t’i bashkohen FSK’së



Ministria e Mbrojtjes sot ka bërë të ditur se nga data 10 gusht do të hapet konkursi për pranimin e rekrutëve të rinj, ushtarë aktivë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Pas shpalljes së konkursit, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka inkurajuar të rinjtë e vendit që t’i bashkohen FSK’së.

Ai ka shpërndarë një video, nëpërmjet rrjetit social Facebook, ku paraqiten detajet e konkursit. “Bëhuni ushtarë të Republikës së Kosovës. Nuk ka mënyrë më të mirë për t’i shërbyer atdheut, sesa duke iu bashkuar ushtrisë”, ka shkruar Thaçi.

“Duke shërbyer në ushtri ju i shërbeni paqes, humanizmit, harmonisë, besimit në të mirën dhe e luftoni të keqen, jotolerancën dhe johumanen. HTH 🇽🇰”, përfundon shkrimi i Thaçit.

Sipas njoftimit nga Ministria e Mbrojtjes, konkursi do të jetë i hapur deri më 21 gusht 2020. “Formularët për aplikim mund të shkarkohen në ueb-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes.

Dokumentet duhet të dorëzohen personalisht në të gjitha kazermat e FSK-së, çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë kandidatët nga mosha 18 – 23 vjet”, thuhet në njoftim.

Menu Title