.
×

Pasi e quajti Shaqirin të pashkollë, sqarohet filozofi Blerim Latifi



Pasi e quajti dje të pashkollë dhe se gjoja Shaqiri nuk dinte të bënte dallimin ndërmjet asaj se çka është shqiptare e çka arabe, sot filozofi Blerim Latifi ka reaguar përsëri në llogarinë e tij në Facebook.

Ky është sqarimi i plotë i Latifit:

Mua nuk më pengon asnjë gjuhë. Nuk më pengon asnjë religjion. Për një arsye themelore: unë besoj në lirinë! Në këtë kuptim, secili ka të drejtën të besoj çfarë të dojë, baraz me të drejtën e dikujt tjetër për të dyshuar e mosbesuar! Liria e ndërgjegjës nuk ka kuptim pa barazinë e këtyre dy të drejtave. Ajo merr fund kur shkelet kjo barazi.

Kjo vlen edhe për kombet. Kur një kombi nuk i lejohet t’i lutet Zotit në gjuhën e tij, në fakt i kërkohet të heq dorë nga gjuha dhe ndërgjegja e tij. Fatkeqësia është se, derisa kombet tjera këto çështje i kanë zgjidhur shekuj më parë, ne ende duhet të harxhojmë energji me to, në kohën kur gjënë më të rëndësishme, ekonominë, e kemi për faqe të zezë.