.
×

Paulina Nushi Muhaxhiri: Për baballarët debilla e të prapambetur



Sot si çdo ditë tjetër u nisa për me ardh në punë, isha duke e prit taksin dhe pranë meje ishte një vajzë 6-7 vjeçare me babën e saj.

Vajza kishte kërkesa të vazhdueshme dhe prindi ishte në telefon, kur e përfundoj biseden ja krisi një shuplakë e cila i erdhi papritur por edhe mua më trembi, i tha që kur ai flet në telefon ajo nuk duhet me pas asnjë kërkesë.

Baballarët si ky e kanë pru punën që sot shumica e grave mos me e raportu dhunën, që gratë me mendu që është në rregull me t’a hi shuplakë burri midis rruge edhe ti me mshel gojën e me qajtë pa zë.

Baballarët si ky që kanë zemër me ngrit dorën mbi çikën e vet janë përbindësh që nuk munden me përmbajtë veten përballë kërkesave apo sherreve të një fëmije.

Ajo vajzë gjithë jetën do ta kujtoj këtë skenë, do e kujtoj shikimin tim me sy prej gjynahi, dhe do e kujtoj ndjenjën e poshtërimit që baba e boni me përjetu.

Në një shtet normal kjo s’kish me kalu pa pasoja, por ne jemi në shtetin i cili nuk e mbrojti Diana Kastratin, Zejnepe Bytyqin , Valbona Nrecaj e shumë gra të tjera, paramendoje me kërku nga Policia me reagu për “një shuplakë” kishin me bo hajgare me atë që e raporton rastin.

Unë jam rrit prej një Babe që nuk e di qysh është me e pa tu u çjerr në britma e leje mo me qu dorë në ndonjëren prej nesh. I ka rrit tri çika pa e humb kontrollin asnjëherë përballë kërkesave e sherreve tona. Një babë normal fal Zotit e ka edhe çika jem.

Komentet e llojit hajt se shumica nga ne janë rritur me dajak edhe veç ma të mirë jemi bo mbajini për vet, kurrkush në botë nuk bëhet më i mirë prej dhunës.

#debilla #tëprapambetur