.
×

PDK dhe NISMA përplasen me Ramush Haradinajn, kjo është arsyeja



Botapress 26 Korrik – Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka mbajtur mbledhjen e qeverisë, ani pse ka dhënë dorëheqje.Me të filluar mbledhja e qeverisë, nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kërkuar që të qartësohet nëse mbajtja e mbledhjeve të qeverisë nga Haradinaj që ka dhënë dorëheqje mund të jetë shkelje e ligjit.

Ai ka kërkuar para se të mbahen mbledhjet, të kërkohet se a lejohet sipas ligjit mbajtja e tyre.

Njësoj kërkoi edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, i cili tha se duhet të pyetën ekspertët ligjorë që ta definojnë se a është duke u shkelur ligji me këto mbledhje.I menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit të dorëhequr, Ramush Haradinaj.

Ai tha se ka kërkuar mendim nga ekspertët ligjor që janë të punësuar në qeverinë e Kosovës dhe sipas tyre nuk shkelet ligji.

Mirëpo, Haradinaj ka thënë se nuk do të thërret më mbledhje të qeverisë, pa dhënë mendim Gjykata Kushtetuese, se a ka të drejtë ta bëjë një gjë të tillë.