.
×

PDK në opozitë, gjobitet kafja e Uran Ismailit



Inspektorati Komunal i Prishtinës i ka shqiptuar gjobë në vlerë prej 300 euro lokalit të ish-ministrit të Shëndetësisë Uran Ismaili, “Bon Vivant”.Ky dënim me gjobë ka ardhur si rezultat i punimeve pa leje në hapësirën që shfrytëzohej si terrasë.

Pala obligohet që të pajiset me lejen përkatëse, ose në të kundërtën, do të detyrohet që ta rikthejë terrenin në gjendjen e mëparshme“, ka thënë drejtori i Inspektoratit në Prishtinë Adonis Tahri.

Ndryshe, partia e Uran Ismailit PDK ka kaluar në opozitë pas 12 vitesh pushtet, në zgjedhjet e së dielës.