[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

PDK: Veseli u ftua nga qytetarët shqiptarë në Veri, iu ankuan që askush nga Qeveria s’i vizitoi



Zyra për Media e PDK’së njofton se kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli, i ka vizituar sot dy komunat në veri, Leposaviqin dhe Zvecanin. Në njoftim thuhet se Veselit i kanë kërkuar banorët e komunave veriore që t’i vizitojë.

Atje i ka takuar banorët e fshatrave Cerajë, Bistricë dhe Kushtovë të Komunës së Leposaviqit e më pas në Komunën e Zveçanit ku takoi në Boletin, banorët shqiptarë të kësaj komune.

“Banorët shqiptarë të veriut të vendit shprehën shqetësime se Qeveria e Kosovës i ka lënë në harresë dhe në mëshirën e zyrtarëve serbë që po marrin urdhra direkt nga Beogradi”, thotë Zyra për Media e PDK’së.

Sipas Veseit, banorët e kësaj ane të cilët përveç pandemisë, po ballafaqohen në këtë kohë edhe me sfidat e ndryshme të jetës, duhet të përkrahen më shumë.

Menu Title