[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Pejë, kosovari duke pastruar tavanin e shtëpisë në mëngjes, gjen dy granata dore



 

Një qytetar në Pejë, në mëngjesin e djeshëm, derisa ishte duke pastruar tavanin e shtëpisë, ka gjetur dy mjete të dyshuara shpërthyese.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës. Gjatë intervenimit, njësia për deminim ka tërhequr dy granata dore.

“Rr. Onufri, Pejë 19.09.2020 – 07:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte duke e pastruar tavanin e shtëpisë, ka hasur në dy mjete të dyshuara shpërthyese. Në vendin e ngjarjes, kanë dal njësitet përkatëse, ku njësiti për deminim i PK-së ka tërhequr dy granata dore”, thuhet në njoftim.

 

Menu Title