[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Për 24 orë Prokuroria ndalon 13 persona



Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar 13 persona si dhe ka bërë 2 kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy persona,e të cilët sic bëhet e ditur dyshohen se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Ndërsa vetëm Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar.

E Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërkohë Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Në anën tjetër Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar katër (4) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale.

Menu Title