.
×

Përdorimi i këtyre pajisjeve në kuzhinë shkakton probleme me mëlçinë dhe kolesterinën



Ekspertët kanë paralajmëruar njerëzit, të mos përdorin pajisje plastike të kuzhinës, sidomos gjatë kohës kur janë duke gatuar ushqime të ngrohta.

Shkencëtarët kanë treguar se shumica e lugëve dhe pajisjeve të tjera plastike të kuzhinës, përmbajnë substanca shumë të dëmshme të quajtura oligomere, të cilat aktivizohen kur temperatura është mbi 70 gradë.

Sasia e lartë e këtyre substancave mund të çojë në përkeqësim të funksionit të mëlçisë si dhe sëmundjeve tiroide. Gjithashtu, këto substanca janë të lidhura edhe me infertilitetin, kancerin dhe kolesterinën e keqe në gjak.

Hulumtuesit nga Gjermania thonë se ky studim edhe një herë dëshmon për rreziqet, që pajisjet e përbëra nga plastika përbëjnë për shëndetin tonë.