[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Përfitimet e farave të lulediellit që nuk i keni ditur



Konsumimi i farave të lulediellit mund të jetë një nga shprehitë më të mira që keni. Ekspertët kanë zbuluar përfitimet e ndryshme që këto fara kanë për shëndetin.

Dietologia Stefani Sassos, kohëve të fundit ka treguar përfitimet befasuese të konsumimit të farave të lulediellit. Sipas saj, përveç përfitimeve të tyre shëndetësore, farat e lulediellit janë gjithashtu një alternativë e mirë për ata, që nuk mund të konsumojnë kikirikë apo arra për shkak të alergjive. Farat e lulediellit janë të pasura me vitaminë E, duke përmirësuar kështu shëndetin e syve. Ato gjithashtu janë të pasura me yndyrna të mira për organizmin, duke promovuar shëndetin e zemrës.

Një efekt tjetër pozitiv i tyre në organizëm është edhe forimimi i muskujve. Në bazë të studimeve rezulton se këto fara janë 20% me proteinë, kështu që mbështesin krijimin dhe zhvillimin e masës muskulare.Përveç benefiteve të cekura më herët, farat e lulediellit janë të pasura gjithashtu me minerale shumë të rëndësishme për sistemin imunitar, të cilat janë zinku dhe seleni.

Kështu që, kur hani farat e lulediellit nuk do të kënaqeni vetëm me shijen e tyre, por gjithashtu po e ndihmoni përmirësimin e shëndetit tuaj të përgjithshëm. /Daily Medicine/

Menu Title