.
×

Përfundimisht Haradinaj në ora 15:00 niset drejt Hagës



Në ora 15:00 është paraparë që kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, të udhëtojë për në Vjenë e nga aty në Hagë për tu intervistuar si i dyshuar në Gjykatën Speciale.

Haradinaj, ishte paraparë që të udhëtojë në ora 12:30, mirëpo fluturimi i tij u shtye për disa orë Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media të lëshuar nga Qeveria, raporton Gazeta Express.

“Ju njoftojmë se fluturimi me të cilin ka pasur të udhëtojë kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, për në Hagë, është shtyrë për disa orë, për shkak të vonesave të kompanisë së fluturimeve “Austrian Airlines”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, pak minuta më parë kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë. Fluturimi i tij për në Vjenë ishte paraparë të ndodhte në orën 12:30.