[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Përfundon intervistimi i Agim Çekut në Hagë, flet avokati i tij



Botapress 28 Shtator – Ka përfunduar intervistimi i ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku në Prokurorinë e Specializuar në Hagë. Këtë e konfirmoi avokati i Agim Çekut, Artan Qerkini.

“Z.Çeku është paraqitur para Prokurorit sot me datën 28.09.2020. Intervistimi i tij ka përfunduar. Kjo është e tëra që mund të ju them për momentin”, tha Qerkini.

Çeku sot bëri paraqitjen e tij të parë para Prokurorit të Specializuar dhe është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit. /Express/

 

 

Menu Title