.
×

Përleshje e ashpër mes policisë dhe hajnave në Fushë Kosovë, përdoren edhe sakica



Botapress 27 Maj- Një vjedhje në një lokal në Fushë Kosovë gjatë mesnatës të së hënës është parandaluar nga ana e zyrtarë të policisë së Kosovës. Këta të fundit kishin marrë informacion se rreth orës  02:30,  ishte duke u kryer një vjedhje në një lokal, në rrugën e Pejës në Fushë Kosovë.

Në vendin e ngjarjes policia ka hasur në flagrancë ka hasur dy persona të dyshuar, të cilët ishin futur në lokal dhe po kryenin një vjedhje.

Ata sipas policisë, për t’iu shmangur arrestit, kanë filluar të sulmojnë zyrtarët policor me mjete të rrezikshme (sopat dhe çekan). Për tu vetëmbrojtur njëri nga zyrtarët policor ka shtënë në njërin nga personat që po kryenin vjedhjen.

“Duke marrë në konsideratë faktin se veprimet e të dyshuarve përbënin një kërcënim të drejtpërdrejtë, të rrezikshëm për jetën e tyre, edhe pse fillimisht zyrtarët policor kanë përdorur taktika dhe metoda për t’ju shmangur rrezikut, njëri nga zyrtarët policor është detyruar që në vetëmbrojtje, të përdor armën zyrtare, me qëllim të neutralizimit të veprimeve të tilla të rrezikshme të të dyshuarve, si dhe për t’i vënë të njëjtit nën kontroll”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga ky institucion deklarojnë se në këtë rast lëndime trupore nga arma e zjarrit ka marrë i dyshuari  A. M, mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

“Të njëjtit fillimisht, nga policët, i është dhënë ndihma e parë në vendngjarje dhe pastaj është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërkohë që i dyshuari tjetër i njohur për policinë ka arrit, që të largohet nga vendi i ngjarjes”, sqaron policia.

Aktualisht nga policia në bashkëpunim me organet e drejtësisë, po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme policore rreth këtij rasti, njëkohësisht është zgjeruar rrethi i hetimit edhe për disa raste të tjera për të cilat ekziston dyshimi i arsyeshëm se personat e njëjtë mund të jenë të implikuar