.
×

Përleshje me mjete të ftohta në Prishtinë e Ferizaj, dy persona në gjendje të rëndë



Një person është sulmuar me thikë. Rasti ka ndodhur në Ferizaj, dje rreth orës 19:50.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi ishte sulmuar me thikë nga një person i panjohur.Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Ndërkaq, edhe një Prishtinë mbrëmë ka ndodhur një therje me thikë, ku një person ka mbetur i lënduar rëndë.Lidhur me këtë rast, Policia i ka arrestuar 5 persona si dhe dy të tjerë janë arratisur.