.
×

Përmbyllen ditët e promovimit të trashëgimisë kulturore në Prizren  



Myrfet SHASIVARI- Botapress, Prizren

 

EC Ma Ndryshe që para dy ditësh ka filluar zbatimin e pilot veprimit “Hajde!”, përmes të cilit synon promovimin e trashëgimisë kulturore, kultivimin e qytetarisë aktive dhe mbrojtjen- promovimin e vlerave të kulturës dhe trashëgimisë kulturore në Prizren. Në suazat e këtij aktiviteti, dje në Kejin buzë Lumbardhit,  përballë Xhamisë Sinan Pasha, kanë performuar rapsodët nga Malisheva me këngë kreshnike dhe Ramadan Bajselmani me gajde (mizhnicë) dhe fyell nga zona e  Suharekës. Ndërkaq që aktiviteti kryesor i këtij evenimenti është definuar të jetë  punëtoria e filigranit, në të cilën po marrin pjesë 12 pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia. Pjesëmarrësit kanë filluar punën praktike në objektin e Filigranit dhe po punojnë në grupe dhe nën mbikqyrjen e mjeshtërve të kësaj zeje unikale. Punimet e pjesëmarrësve do të ekspozohen në ceremoninë përmbyllëse të ditëve të trashëgimisë jomateriale “HAJDE!”, në orët e mbrëmjes së të dielës, në ambientet e Kejit.

 

Në foto; Ekzekutimi i një pjese nga muzika tradicionale në rrethinën e Suharekës