[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Peticioni për shkarkimin e Shpend Ahmetit, e heshtë PSD-në



Kryetari i Bashkësisë Lokale të Dardanisë Safet Kamberaj ka nisur një peticion për shkarkimin e Shpend Ahmetit nga pozita e kryetarit të Prishtinës pas humbjes së tij në zgjedhjet e 6 tetorit.Kamberaj ka theksuar se Ahmeti nuk arriti të marrë vota të mjaftueshme për t’u bërë deputet dhe me këtë ka dëshmuar pafuqi politike dhe si i tillë duhet të shkarkohet.

“Megjithëse shumëkush është habitur pse Shpend Ahmeti nuk mundi t’i sigurojë më shumë se 7 mijë vota jo vetëm në kryeqytetin e Kosovës, por në gjithë Kosovën, së pari si shef i Partisë Socialdemokrate (PSD) dhe së dyti në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), besojmë thellë se është koha dhe momenti i duhur që qytetarët e Prishtinës të mendojnë seriozisht për të ardhmen e qytetit të tyre, në mënyrë që të nisim një peticion për shkarkimin e kryetarit aktual Shpend Ahmeti”, ka thënë Kamberaj.

Gazeta Blic ka kontaktuar disa zyrtarë të PSD-së për t’i pyetur rreth këtij peticioni por të njëjtit nuk kanë pranuar të flasin për këtë çështje .Tutje Kamberaj ka thënë se kanë nisur bisedimet edhe me disa OJQ të cilat kanë dhënë mbështetje në nismën për nënshkrimin e peticionit për shkarkimin e Ahmetit.“Menjëherë mbas zgjedhjeve nacionale të 6 tetorit, kemi nisur të bisedojmë edhe me disa OJQ, me të cilat jemi dakorduar që të nisim peticion për shkarkimin e kryetarit aktual të Prishtinës. Ende besojmë që Ahmeti t’i ketë mbetur sadopak ndërgjegje që të ofrojë dorëheqjen nga pozita e kryetarit të Prishtinës dhe po ashtu ende besojmë se ai tashmë është i vetëdijshëm për peshën e situatës në të cilën gjendet, aq më shumë kur të kihet parasysh se që nga 6 tetori i këtij viti, u pa hapur se ai nuk e gëzon as minimalisht mbështetjen qytetare së pari në kryeqytetin të cilin e drejton, e aq më pak në qytete tjera të Kosovës”, ka thënë Kamberaj.

Kamberaj shkarkimin e Shpend Ahmetit nga pozita e kryetarit të Prishtinës e kishte kërkuar dhe më herët përkatësisht në vitin 2016.Kryetari i Bashkësisë Lokale të Dardanisë në atë kohë kishte kërkuar dorëheqjen e Ahmetit për shkak të tejzgjatjes së punimeve në këtë lagje.

Ky i fundit kishte bërë dhe 3 kallzime penale ndaj të parit të kryeqytetit Shpend Ahmeti.Ahmeti tashmë mban dhe postin e kryetarit të PSD-së, parti e cila në zgjedhjet e 6 tetorit ishte në koalicion me AAK-në por që deri tani nuk ka arritur të sigurojë asnjë ulëse në Kuvend.

Menu Title