[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Petrit Zogaj: Marrëveshja që e rrëzon Haradinaj në cilido variant!



 

KM Haradinaj sot ka proceduar ne Kuvend Marreveshjen e Demarkacinit me Malin e Zi. I njejti, pak minuta me pas tha qe gjetjet e komisionit jane valide dhe se marreveshja si e tille cenon integritetin territorial te Kosoves. Tash, nje kryeminister, i cili e thote qartazi qendrimin e tij, pra te qeverise se tij kunder nje marreveshje, s’kemi se si te presim qe e njejta marreveshje te votohet ne Kuvend. Te pakte, logjika e thote qe shumica e tij parlamentare, qe nuk i kalon me shume se 60 vota ne Kuvend, do ta kundershtoj marreveshjen. Sepse keshtu eshte edhe kerkesa e KM Haradinaj. Ne kete pike, nese jo te tjeret brenda koalicionit, te pakten, deputetet e AAK-se do te jene ata/o qe do ta degjonin kryetarin e tyre dhe do te votonin kunder. Ne kete rast edhe e gjithe pjesa tjeter e koalicionit qeveritar te votonte pro marreveshjes (gje qe nuk eshte e sigurt) bashke me gjithe deputetet e LDK-se dhe koalicionit te saj, prape nuk arrihen numrat e nevojshem. Paradoksalisht, ne kete situate, Haradinaj krijon nje shumice* tjeter parlamentare prej asaj te deklaruar si e tille.

 

Nese ndodhe e kunderta, pra nese Haradinaj dicka tjeter na thote ne publik dhe tjera udhezime u jep deputeteve te vet qe marreveshja te kalohet, atehere, nuk e di si mund te vazhdoj Haradinaj me qeverisjen tutje? Me kalimin e marreveshjes, qe eshte ne kundershtim me bindjet e KM Haradinaj, qartazi ky i fundit e humbet shumicen e tij parlamentare. Ose me sakte do te duhej me nise vote-besim menjehere.

 

Ne anen tjeter, nese ndodhe qe marreveshje te bie, atehere, PDK, si partia me e madhe brenda koalicionit qeveritar, qe e ka mbeshtet marreveshjen, s’i mbete gje tjeter perpos te largohet nga qeveria.

Menu Title