.
×

Petro L. Sota: Puthmë pra…



 

Me përkëdhelje, ta preka dorën,

Në ato caste, ndjeva dicka,

Buzët e tua, zjarrin morën,

Dhe më thoshje;-puthmë pra…!

 

Po e shikoja, në gjoksin tënd,

Që përpëlitej nën bluzë,

Gjithë ai nur, që të kishte rënë,

Lehtë me thoshje;-puthmë në buzë…!

 

Të dridhej buza, më s’po flisje,

Digjej shpirti, ish bërė prush,

Puthjen në buzë, sa shumë e prisje,

Por më thoshje ;- edhe në gushë…

 

Unë do të bëja, cfar të doje,

Që të mos digjej e jotja buzë,

Ti dhe gjirin, po ta mbuloje,

Do ta gjeje, aty nën bluzë…

 

Cfar të shihja, më parë unë,?

Me shikim, më thirre vetë,

Vështrimin derdhe, porsi lumë,

Dhe më qerpikët, si shigjetë…

 

S’të mungonte, ty as harku,

Që t’më plagosje, ashtu mua,

Kur të preka, poshtë tek barku,

Shumë më dogjën buzët e tua…

 

Po të shikoja, sytë e zinje,

Dhe në gushë, varej gjerdani,

Pak më poshtë, bukur të rrinë,

Si dy boce, që i mbulon fustani…

 

Por ti vetë, më kuptove,

Dhe dicka, doje të më thoshje,

Por s’po mundeshe, vetëm rënkoje,

Si e plagosur, moj bukuroshe…

 

Të dridhej trupi, si në ethe,

Dorën fort po ma shtërngoje,

Mbyllur qerpiku, si një gjethe,

Asgjë më, nuk po shikoje…

 

Në krahët e mi, ti kishe mbetur,

Një pikë loti, në buzë të ra,

I gjithë shpirti, të ishte tretur,

Më thoshje lehtë ; – puthmë pra.!

 

Petro L. Sota. 20 maji 2018./…