.
×

Policët kinezë patrullojnë me kolegët serbë nëpër rrugët e Serbisë



Policët kinez të cilët patrullojnë nëpër rrugët e Serbisë u ndihmojnë kolegëve serbë në komunikimin me shtetasit kinez të cilët banojnë në Serbi, si dhe në komunikimin e tyre me organet shtetërore, ka njoftuar sot Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë.

“Gjashtë oficerë të policisë kineze në partullimet e përbashkëta me policët serbë në Beograd, Novi Sad dhe Smederevë, u ndihmojnë policëve serbë në komunikimin me shtetasit kinezë që banojnë në Serbi, si dhe u ndihmojnë bashkëatdhetarëve të tyre në komunikimin me organet tona shtetërore”, thuhet në kumtesë.

Nga Ministria theksojnë se policët kinezë nuk do të zbatojnë autorizimet policore e as nuk do të pajisen me mjetet e detyrimit, përcjell AA

Nga Ministria gjithashtu kujtuan se oficerët e policisë kineze marrin pjesë në patrullime të përbashkëta në vendet e tjera të rajonit dhe Bashkimin Evropian, ashtu si edhe oficerët e policisë serbe marrin pjesë në patrullime të ngjashme në vendet e tjera.