[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Policia jep detaje për ndeshjen në magjistralen Pejë-Deçan



Botapress 20 Dhjetor – Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 08:00 në magjistralen Pejë-Deçan, saktësisht në fshatin Raushiq të Pejës. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete udhëtarësh, derisa ka mbetur e lënduar ngasësja e njërit nga automjetet.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia Rajonale e Pejës ka bërë me dije se sipas të dhënave nga hetuesit, e aksidentuara me ndihmën e zjarrfikësve është nxjerrë nga automjeti dhe dërguar në emergjencën e spitalit rajonal Pejë dhe më pastaj në QKUK Prishtinë, për t’i ofruar tretman adekuat mjekësor.

Sipas Policisë, deri të aksidenti ka ardhur me që ngasësi i dyshuar ka bërë tejkalim të pa sigurtë.

“Deri të aksidenti ka ardhur me që ngasësi i dyshuar ka bërë tejkalim të pa sigurte dhe ndaj tij do të ndërmerren masat e nevojshme ligjore sipas udhëzimeve të prokurorit shtetit”, thuhet në komunikatë.

Menu Title