.
×

Policia jep informata rreth aksidentit të djeshëm në Suharekë ku humbi jetën një vajzë nga Kumanova



Botapress 19 Gusht – Policia e Kosovës, ka dhënë informata të reja rreth aksidentit të djeshëm në autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas policisë, ngasësja e veturës, e ka humbur kontrollin e makinës nga pakujdesia dhe ka përfunduar në mbrojtëset e rrugës.

Si pasojë e këtij aksidenti, ka mbetur e vdekur një vajzë nga Kumanova.

Policia njofton se nga ky aksident, edhe katër persona të tjerë kanë mbetur të lënduar. Dy meshkuj dhe dy femra, të gjithë shqiptarë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion, ndërsa njësitë policore ende janë duke e hetuar rastin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 të mëngjesit.