.
×

Politikani turk Erdogani na tradhëtoj: Pse e lirove pastorin amerikan? Kthema tani iPhonin që e theva për ty



Zëdhënësi i Partisë së Lëvizjes Kombëtare (MHP), Cemal Enginyurt, të dielën protestoi për lirimin e pastorit amerikan Andrew Brunson nga qeveria turke, duke kërkuar që t’i kthehejn iPhone, të cilin ai e kishte thyer për shkak të klerikut, transmeton Botapress.info 

“Ne i thyem iPhone-t për të protestuar kundër Amerikës për shkak të Brunson. Brunson mori një aeroplan dhe shkoi në shtëpi. Miqtë e mi, duhet të më vjen keq për Turqinë që u gjunjëzua para SHBA-ve, dhe tani jam i trishtuar për iPhone-in e thyer dhe i zemëruar për lirimin e atij spiuni, Brunson. Ne u tradhetuam. Më ktheni prapa iPhon-in. Unë jam shumë i zemëruar “, tha Enginyurt të dielën.

Shumë turq morën pjesë në një protestë kundër SHBA-së, pasi tensionet politike midis Turqisë dhe SHBA-së u shndërrua në një konflikt ekonomik në gusht, kur administrata e Trump-it kishte dyfishuar tarifat për importin e çelikut dhe aluminit nga Turqia, ndërsa Presidenti Rexhep Tajip Erdogan duke imponuar tarifa shtesë për produktet nga SHBA, duke përfshirë pije alkoolike, automobilat dhe produkte tjera, transmeton Botapress.info