.
×

Popoviq: Evropa t’i hap dyert për shqiptarët, të largohen të gjithë nga Kosova



 

Kryetari i Partisë Popullore të Serbisë dhe ministri për Inovacion e Teknologji, Nenad Popoviq, ka shfaqur sot shpresën (dhe dëshirën) që Evropa t’ua hapë dyert shqiptarëve që ata, të gjithë, të largohen nga Kosova.

“Zvicra është përplot me shqiptarë, Austria është përplot me shqiptarë, Evropa është përplot me shqiptarë. Unë shpresoj se Evropa do t’ua hapë dyert ashtu që të shkojnë të gjithë, nëse munden, nga Kosova”, citon FoNet të ketë thënë Popoviq.

Ky konstatim i tij u prit me duartrokitje të mëdha në një tubim në Beograd kushtuar 20 vjetorit të bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë.