[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Presidenca: Takimi Thaçi-Kurti mund të ndodhë edhe në Munih



Kryeministri Albin Kurti i ka dërguar një ftesë për takim presidentit Hashim Thaçi për, siç tha ai, për bashkërendim të qëndrimeve për politikën e jashtme në Konferencën e Munihut ku do të marrin pjesë të dy.

Por, kjo po del se u dërgua me vonesë pasi që presidenti qysh në mëngjes ka udhëtuar për në Munih.Nga Presidenca thanë për klankosova.tv se letra u dërgua së voni dhe rrjedhimisht takimi nuk do të mbahet në Prishtinë, siç kërkoi Kurti. Megjithatë, një takim mes kryeministrit dhe presidentit kosovar nuk u mohua se mund të ndodhë në Munih.

Zyra e Kryeministrit nuk ka qenë e qasshme që të tregojë se a do të zhvendoset takimi në qytetin gjerman.Megjithatë, në Konferencën që do të fillojë nesër, presidenti Thaçi ka një numër takimesh me zyrtarë të huaj. Gjithashtu, ai do të takohet me të dërguarin e posaçëm të Presidentit Trump për dialogun Kosovë – Serbi, ambasadorin Richard Grenell.Pjesë e kësaj konference do të jetë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili gjithashtu do të takohet me Grenell, sipas mediave serbe.

Menu Title